Giacomo Vrioni është drejt transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksperti italian i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se Juventus është gati të pranojë ofertën e ardhur nga klubi i MLS, Neë England Revolution.
Ai tregon se amerikanët kanë ofruar një shumë prej 3.8 milionë dollarësh për të marrë shërbimet e sulmuesit kuqezi. Ende s’ka asgjë zyrtare dhe interesi është i madh në orët e ardhshme për zhvillimet e reja.
A do të pranojë “Zonja e Vjetër” ofertën apo do të vijojë të mbajë shqiptarin në gjirin e vet për sezonin e ri futbollistik? Këtë do ta shohim në vazhdim.

Poll