Genci Tomorri festoon sot 57-vjetorin e lindjes. Drejtori i Përgjithshëm i klubit të kuq është uruar nga ana e 15 herë kampionëve të vendit përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Prej vitesh pjesë e Partizanit, si lojtar, trajner moshash, zv.trajner dhe tani edhe në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, Tomorri ka dhënë kontribut për të kuqtë edhe në momentet e vështira, ndërsa në faqen zyrtare të klubit në Facebook shkruhej pak çaste më parë: “Drejtori i Përgjithshëm i Klubit Genci Tomori feston sot 57-vjetorin e tij të lindjes. Presidenti, administrata e klubit, stafi dhe skuadra i urojnë z. Tomori edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe familje”.
Poll