
Emisioni i njohur sportiv në Shqipëri, "Proçesi Sportiv" ka mbushur sot plot tetë vjet që nga dita që ka nisur transmetimin e tij. Nëpërmjet një postimi në facebook, Glenti Nallbani shkruan që emisioni sportiv ka transmetuar plot 400 emisione, për tetë vite me radhë.
Ky emision është ndër më të ndjekurit në Shqipëri, ku trajton tema të ndyrshme sportive, duke filluar që nga ndeshjet e Superligës, deri te futbolli botëror. Organizatorët e emisionit ftojnë çdo herë në studion e tyre sportistë, dashamirës të sportit të cilët flasin dhe analizojnë ngjarjet e ditës apo javës nëpër sporte të ndryshme. Moderatorët e tij janë bukuroshja Marina Vjollca bashkë me Manushin. Ndërkohë të ftuarit e përhershëm specialë janë Gëzim Sinemati, i njohur sportiv dhe Redi Jupi.
[gallery columns="1" size="full" ids="16011"]