
Lecce dhe Cittadella luajtën më 5 gusht, ndeshjen e vlefshme për 1/32 e Kupës së Italisë. Ishin këta të fundit që fituan me rezultatin 2-3 pas kohës shtesë, duke shkuar më tej. Te Lecce aktivizohet Kastriot Dermarku, që e kishte ditë historike.
Kjo pasi u bë kapiteni i parë shqiptar në historinë e Lecces, që militon në Seria A. Fatkeqëisht e gjitha zgjati vetëm 22 minuta, pasi Dermaku u detyrua të linte fushën e blertë, për shkak të një dëmtimi.
Ndeshja e radhës është më 13 gusht përballë Inter, sfidë e vlefshme për javën e parë, ndërsa mbetet për t’u parë sa i aftë do jetë Dermarku për ta nisur nga minuta e parë.
Poll