
Problemi kryesor i skuadrës së Partizanit për këtë sezon, ka qenë mosrealizimi i golave. Por për të kuqtë ka ardhur një lajm i mirë.
Jasir Asani që u transferua këtë verë te kryeqytetsit, ka shënuar 3 gola, në sfidën e sotme mes Pasrtizanit B dhe Sopotit që përfundoi 4-1 dhe që ishte vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Sopoti ishte i pari që realizoi në këtë sfidë, me Tanushin në minutën e 49', por Asani ju përgjigj në të 50', duke barazuar shifrat. Më pas ishte Hoxha ai që kaloi të kuqtë në avantazh në të 60'. Asani shënoi dhe dy gola të tjerë në të 82' dhe 90'.
Talenti është federuar fillimisht te Partizani B dhe më pas do t'i bashkohet skuadrës së madhe, pasi u transferua te Partizani kur kishte përfunduar afati i merkatos.