Arlind Nora është një nga ish-sulmuesit e Superiores që ka kontribuar për disa ekipe në vendin tonë. Prej vitesh ka varur "këpucët në gozhdë", megjithatë në rrjetet sociale vijon të jetë aktiv. Ish-futbollisti i njohur ka komentuar në facebook në lidhje me numrin e madh të tifozëve të pranishëm në ndeshjen Shqipëri - Poloni, përfunduar me shifrat 0-1.
Duke qenë se çmimet në vend janë rritur kohët e fundit si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia, COVID-19, ai bën ironi, sigurisht me batutë teksa shkruan: "Sikur ai farë mileti që ishte mbledh në stadium, të dilte një xhiro në bulevard duke protestuar do të na e kishin ul atë 200-çen e bukës që rritën".
Shqipëria luajti mbrëmë kundër Polonisë në "Air Albania" dhe të gjithë biletat ishin shitur për këtë takim. Kuqezinjtë nuk arritën të triumfonin edhe pse luanin nën mbështetjen e 22 mijë tifozëve.
