
Pauza e ndërkombëtareve shihet gjithmonë me sy të keq nga klubet të cilët shqetësohen për dëmtimet që mund të pësojnë lojtarët e tyre. Në vitin 2018, pas shumë polemikave nga klubet, FIFA miratoi një projekt i cili do të mbronte interesat e klubeve. “Programi i Mbrojtjes së Klubeve” është projekti i miratuar që do t’i kompensojë klubet për çdo dëmtim të lojtarëve të tyre gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
Kompensimi ditorë mund të shkojë deri në 20.580 euro maksimumi për çdo lojtarë që do të mungojë 28 ditë ose më shumë. Nëse marrim shembull rastin e Araujo me Barcelonën që pritet të mungojë maksimumi 3 muaj atëherë katalanasit mund të “fitojnë” rreth 1.8 milionë euro nga dëmtimi i uruguajanit.
Poll