Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 sezone pa fitore në Durrës, Ilir DAJA zyrtarizon largimin: Për Partizanin nesër është "treni i fundit", kemi probleme me një nga lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
2 sezone pa fitore në Durrës, Ilir DAJA zyrtarizon largimin: Për

Partizani luan nesër me Teutën në "Niko Dovana". Sfida e orës 17:00 vlen për javën e 34 të Superligës, teksa përballet vendi i parë me të dytin. Demat ndjekës kanë një detyrë jo të lehtë, pasi luajnë në Durrës, aty ku për dy sezone nuk kanë fituar, me trajnerin Ilir Daja që në konfernecën e sotme për shtyp ka treguar se për ekpin e tij nesër është "treni i fundit" për titullin kampion. Trajneri tregon se një nga lojtarët ka probleme fizike, teksa zyrtarizon largimin e Mëllugjës.

Luan sulmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë - Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka. Nëse duam t'i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë. Sigurisht që loja ka 2 faza dhe duhet mos përballemi vetëm në këtë lloj situate, por duhet të mendojmë edhe për raportet e mbrojtjes, se edhe Teuta ka lojtarë që nëse do i lesh hapësirat e duhura mund të të godasin.

Në Durrës dy sezone pa luajtut - Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet. Që do të thotë që nesër do të luftojmë patjetër për të marrë 3 pikëshin. Ky 3 pikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta.

Ndryshime- Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqëndrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh.

Ekipi- Kemi një problem me një nga lojtarët, që ka bërë ekon sot, por ekoja ka dalë e pastër. Sigurisht që ka kontrakturë jo tërheqje të gradës së parë. Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët që kanë qenë në fazë përgatitore, asnjëri nuk ka pasur dëmtime, janë dëmtuar vetëm lojtarët që kanë ardhur në janar. Element shumë i rëndësishëm në futboll, është vazhdueshmëria. Duke parë këtë element pozitiv, jemi të kënaqur. Nuk kemi dëmtime, jemi ekipi me gjendjen më të mirë. Sepse mund të mos kesh dëmtime, por të kesh gjendje jo të mirë fizike.

Mëllugja - Na gëzon gjendja jonë fizike, kemi vërtetuar se jemi më të mirë se të tjerët. Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i tij, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit, por për faj edhe të tij sepse kur ka ardhur te Partizani kishte shkëputur stërvitjen. Kanë gjetur dakordësinë dy-palëshe dhe në një mënyrë shumë korrekte kemi vendosur që klubi dhe lojtari të shkëpusin bashkëpunimin", tha Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga