Partizani këtë sezon i ka dhënë prioritet të madh dhe Kupës së Shqipërisë. Trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend mungon prej 20 vitesh në familjen e kuqe dhe mungesa tashmë ndjehet.
Dy ndryshimet pritet të vijnë nga përballja e fundit mes tyre. Qirko do ta nisë në vendin e Alban Hoxhës, pasi pozicionin e portierit do e mbajë për ndeshjet e Kupës. Në anën tjetër Atanaskoski do i lërë vendin Buxhelajt.
Pjesa tjetër e formacionit pritet të mbetet e pandryshuar, duke iu përshtatur dhe takimit të parë të Kupës. Kjo si për të treguar se fokusi në këtë trofe është mjaft i madh.
Partizani: Qirko; Buxhelaj, Preka, Sota, Hadroj; Maguette, Murataj, Mehmeti, Taipi, Cara, Mba
Poll