Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 mungesa të sigurta te Vllaznia, sot vendoset për fatin e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
2 mungesa të sigurta te Vllaznia, sot vendoset për fatin e klubit

Vllaznia e futbollit kryeson Superligën me 10 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Kastriotit. Shkodranët I kanë bërë një nisje të mirë sezonit, duke bindur me lojë dhe rezultat. Për trajnerin Brdaric ndaj Kukësit do të mungojnë dy lojtarë. Isaevski është I ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Kalaja vuan ende një dëmtim.

Në Shkodër sot është një ditë e rëndësishme sa I takon të ardhmes së klubit. Bashkia e këtij qyteti ka dhënë miratimin për privatizimin e klubit, duke e nxjerrë në ankand. Sot pasdite pritet mbledhja e Këshillit Bashkiak për të aprovuar procedurat e privatizimit.

Në orën 17:00 do të nisë mbledhja dhe rendi I ditës është: Projekt vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a në masën 100 përqind". Ky organ venimarrës është dakord me një gjë të tillë dhe pritet që sot t'I hapet zyrtarisht rruga privatizimit të klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga