Klubet shqiptare kanë duke menaxhuar mirë talentet e tyre. Një shembull I tillë na vjen nga Kosova, aty ku sulmuesi I Bllkanit, Blend Baftiu është drejt kalimit te Rapidi I Vienës në Austri. Lajmi është konfirmuar nga "Abseits.at", me 22 vjeçarin që ka shkëlqyer këtë sezon me 19 gola në Superligën kosovare.
Ish-lojtari I Skënderbeut në të shkuarën, Baftiu është ndoshta talenti më premtues shqiptar, ndërsa këtë sezon fitoi edhe trofeun e golashënuesit më të mirë, por pa mundur të shpallej kampion me Ballkanin, megjithëse ishte pranë. Kontrata e lojtarit skadon vitin tjetër, ndërsa Baftiu është në mesin e 50 talenteve të listuar nga UEFA.

Poll