Juventusi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. 4 ndeshje pa fitore dhe tashmë rrezikojnë edhe vendin e 3-të në renditje, me Bolognan që i ndjek nga pas me 2 pikë më pak.
Stoli i Missimiliano Allegrit këtë sezon shpesh herë është lëkundur, por tashmë duket se rezultatet e dobëta kanë mbushur “kupën” e drejtuesve. Dy ndeshjet e radhës në kampionat janë shumë vendimtare për të.
Drejtuesit kërkojnë me çdo kusht 6 pikë ndaj Fiorentinës dhe Torinos. Sipas “tuttosport” e ardhmja e Allegrit varet shumë nga këto dy sfida dhe nëse skuadra nuk ia del të marrë rezultatet pozitive mund të ketë pasoja.
Në fakt drejtuesit po mendojnë shkarkimin e tij para sezonit nëse situata nuk përmirësohet. Në këto kushte Fiorentina dhe Torino kanë në dorë fatet e Allegrit te Juventusi.