
Ditën e "çmendur" në EURO 2020. Sfida e vlefshme për raundin e fundit të grupeve sollën plot 18 gola duke thyer kështu një rekord. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e një Europiane që të shënoheshin kaq shumë brenda një ditë në sfidat e europianit.
Suedia mposhjti 3-2 Poloninë, Spanja fitoi 5-0 ndaj Sllovenisë, Gjermania barazoi 2-2 ndaj Hungarisë dhe Portugali-Francë e mbyllën po në barazim 2-2 duke vendosur kështu rekord në ditën e sotme të Europianit. Rekordet nuk mbarojnë me kaq pasi Cristiano Ronaldo me dy golat e ndaj Francës barazoi Ali Daei që mban rekodin me 109 golave me një ekip Kombëtar, ndërsa me këto dy gola u bë lojtari i parë europian që shënon 20 gola në Europian dhe Kupë bote.
Gjithashtu në sfidën, Francë-Portugali u vendos një tjetër rekord me 3 penallti e akorduara. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që në një ndeshje Europiani të akordoheshin kaq shumë penallti brenda 90 minutave. Një tjetër rekord u venos edhe në sfidën, Spanjë-Sllovaki 5-0. Iberikët nuk kishin shënuar kurrë më parë 5 gola në një ndeshje në Europian dhe sot arritën të vendosnin rekordin për më së shumti gola brenda një ndeshje.