
Shkodran Mustafi është shndërruar në objektivin kryesor të Napolit dhe Lazios. Sipas medieve britanike, lojtari i Arsenal mund të largohet këtë sezon nga Premier League. Ai është në kontratë me "Topçinjtë" deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Megjithatë s'është çudi nëse largohet nga Arsenal. Pas Vedat Muriqit, Lazio po synon të afrojë tjetër shqiptar. Megjithatë duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Napolit. Arsenali kërkon 15 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, shifër kjo më se e arritshme nga klubi italian.
Poll