
Në Pinetina grumbullohet sot skuadra e Interit, por sigurisht që do të ketë mungesa. Nga lojtarët titullarë do të jenë vetëm katër, Handanoviç, Kondogbia, Ikardi dhe Ansaldi, ndërsa gjithë të tjerë do të jenë të rinj. Shumë lojtarë janë ende me pushime, për shkak të angazhimit me Kombëtaret e tyre dhe do të bashkohen më vonë me ekipin.
Por më shumë vëmendje tek Interi ka marrë mënyra e drejtimit. President figuron ende Erik Thorin, në pritje për t’ua lënë vendin kinezëve. Vendin e tij pritet ta marrë djali i pronarit të Suning Jindog, Steven, i cili është vetëm 25 vjeç dhe ka dëshirën për t’u marrë me futbollin italian. Ai mund të qëndrojë gjatë në Milano.
Poll