
Cristiano Ronaldo prej një javë është pa trajner, teksa Rudi Garcia u largua nga drejtimi i Al Nassr. Skuadra arabe tashmë ka nisur punën për të gjetur një timonier të ri, ndërsa një nga emrat më të përfolur është Jose Mourinho.
Por tashmë sipas mediave në Arabinë Saudite raportohet se janë bërë gati 120 milionë euro për dy sezone, por jo për trajnerin e Romës, por për një tjetër timonier.
Bëhet fjalë për Zinedine Zidane me të cilin CR7 ka bashkëpunuar me të te Real Madrid. Deri më tani, përfaqësuesit e trajnerit francez nuk i janë përgjigjur kësaj oferte që do të shkaktonte furtunë.
Poll