Janë mbyllur dy duelet e para të javës së 13 në Superligën e Kosovës. Në dy ndeshje janë shënuar 12 gola, teksa ndeshjet janë mbyllur të dyja në shifrat 4-2.
Prishtina ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Trepçës '89, me Lilajn që ka hapur serinë e golave nga pika e bardhë në të 12 minutë. Kryeziu, Krasniqi dhe Mankenda për bardheblutë, teksa miqtë kanë shkurtuar me Sie dhe Mujan.
Në duelin tjetër, Ballkani ka mundur 4-2 Llapin. Ka qenë Gripshi që ka hapur serinë e golave, teksa Krsaniqi dhe Daku kanë vulosur ndeshjen që në pjesën e parë. Dopietë për Gripshin, që bën të pavlefshëm golat e Prencit dhe Januzit për Llapin. Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson me 29 pikë, ndërsa Besa renditet në fund me 6 pikë.
Sot:
Prishtina 4-2 Trepça '89
Ballkani 4-2 Llapi
Renditja:
