Milani po bëhet gati për një revolucion në merkato. Ky sezon mund të quhet i shpëtuar me sigurimin e Champions League pas fitores me Juventusin dhe tani vëmendja është e gjitha në dritaren e transferimeve këtë verë. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se buxheti do të jetë diku te 70-100 milionë euro pa përfshirë shitjet e mundshme.
Një shumë e konsiderueshme në duart e Maldinit dhe Massaras për të përforcuar ekipin, dhe dyshja ka nisur nga detyra. Reparti i sulmit është ai që do të preket më shumë. Në orbitën e Djallit është futur sulmuesi i Villarreal, Nicolas Jackson.
[caption id="attachment_694767" align="alignnone" width="300"] Nicholas Jackson[/caption]
Drejtuesit patën një takim së fundmi me homologët spanjoll për të folur për 21-vjeçarin që luan në të tre pozitat ofensive. Rossonerët aktualisht janë duke vlerësuar dhe vëzhguar, edhe për shkak se konkurrenca nga Premierliga e tremb, duke pasur parasysh nivelet ekonomike që kanë klubet angleze në krahasim me italianët.
Jackson ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 11 gola e 4 asiste në 25 ndeshje në kampionat ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 15 milionë euro.