Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

100 euro për shtyllën, basti i Jasir ASANIT dhe shpulla përkëdhelëse e Olsi RAMËS

Shkruar nga NEWSPORT
100 euro për shtyllën, basti i Jasir ASANIT dhe shpulla

Dje, Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së hënës kundër Laçit. Të kuqtë janë zhvendosur në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmas dhe pas përfundimit të seancës, lojtarët kanë provuar me goditjet nga distanca. Jasir Asani është shndërruar në protagonist, pasi ka vënë bast me shokët e skuadrës: Kush godet shtyllën fiton 100 euro.

Distanca ka qenë e konsiderueshme dhe në provën e parë, mëngjërashi arrin të prekë vetëm mjekun Dhimosten Gjini që bënte rolin e portierit. Të qeshurat kanë qenë prezente dhe Olsi Rama i pranishëm në seancën stërvitore është afruar te 24-vjeçari duke e përkëdhelur me një shpullë pas qafe. Atmosfera në kampin e kampionëve është tejet pozitive. Ndaj Laçit do të kërkohet vetëm rezultati pozitiv, ndërsa për këtë takim është rikuperuar edhe Theophilus Solomon që ka dhënë sinjale pozitive gjatë përgatitjeve të kësaj jave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga