Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

10 vite nga aksidenti i rëndë, si reagoi Michael SCHUMACHER kur dëgjoi familjarët

Shkruar nga NEWSPORT
10 vite nga aksidenti i rëndë, si reagoi Michael SCHUMACHER kur

Kanë kaluar afro 10 vite nga aksidenti i rëndë dhe Michael Schumacher po jep shenja përmirësimi. Të paktën kështu raporton prestigjiozja britanike “The Mirror” që ka shkruar një artikull për legjendën e Formula 1. Ish-piloti i Ferrarit u aksidentua në Alpet Franceze duke bërë ski, teksa qëndroi disa muaj në gjendje kome. Edhe pse fatmirësisht shpëtoi, ai ende nuk është rikuperuar. Prej asaj kohe, familja është kujdesur që të mos dalë asnjë informacion apo fotografi e tij.

Së fundmi “The Mirror” shkruan se gjermani ka shfaqur shenja përmirësimi. Sipas një miku të afërt të tij, ai ka qarë kur ka dëgjuar për herë të parë zërin e familjarëve në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Ditë më parë, bashkëshortja e gjermanit deklaroi: “Tashmë ai është më ndryshe”. Për të shtuar më shumë dozat e emocioneve ishte dhe Jean Todt që deklaroi se nuk i mungon Schumi pasi rrinë dhe i shohin bashkë garat e Formula 1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga