
Inter po shkëlqen këtë sezonj në Seria A, megjithatë trajneri i Juventus Andrea Pirlo këmbëngul që ekipi i tij ka mundësinë t'i parakalojë zikaltërit.
Në një intervistë të dhënë pas barazimit 1-1 kundër Veronës, ish-mesfushori ka deklaruar bindjen se skuadra e tij ka gjitha mundësitë për t'u shpallur kampionët të Italisë.
Edhe pse Inter është shkëputur plot 10 pikë, për Pirlon ky nuk është një problem. Juventus do të luajë në fundjavë kundër Spezias e para kësaj sfide, trajneri italian deklaroi:
"Spezia po del të jetë e gatshme për Serie A, pasi po bën një kampionat fantastik. Kjo skuadër ka arritur rezultate shumë të mira kundër ekipeve të mëdha, po ashtu, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne.
Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne sepse ne duhet ta vazhdojmë patjetër luftën për titull. Duhet ta bëjmë një ndeshje intensive nga fillimi deri në fund", tha ai.