Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

“1 pikë për kualifikim? Gabim, Shqipëria hyn vetëm për fitore”, Sylvinho: Duhet të respektojmë shëndetin e Brojës, Çuni? Kemi Cikalleshin dhe Dakun

Shkruar nga NEWSPORT
“1 pikë për kualifikim? Gabim, Shqipëria hyn vetëm

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Euro 2024 përballë mOldavisë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor. Lista e lojtarëve është publikuar dhe nesër ata do të mbërrijnë në Tiranë për të nisur stërvitjen.

Trajneri Sylvinho ka folur në konferencën e parë zyrtare dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Nga ëndrra për kualifikim, formacioni titullar, ftesa e Muçollit, por nuk mund t’iu shmangte dot as pyetjeve për Brojën e Çunin, tekniku brazilian u shpreh kështu:

Muçolli dhe jo Çuni, pse?

"Kemi dy finale të rëndësishme. Kemi grumbulluar 48 lojtarë deri tani. Muçolli vjen për herë të parë me mua. Mihaj është i dëmtuar dhe nuk mund të vinte, por kemi lojtarë në atë pozitë. Çunin provova ta aktivizoj në krah me Bullgarinë, por nuk ishte pozicioni i duhur për të, ai është sulmues qendror. Në atë pozicion mendoj që Cikalleshi dhe Daku mjaftojnë për këto dy ndeshje. Kemi edhe dy të tjerë që mund ta bëjnë mirë këtë pozitë si Uzuni dhe Seferi.

Kemi nevojë për një sulmues anësor dhe thirrëm Muçollin. Ai është shumë teknik dhe i duhuri për ne në këto dy sfida, mund të bëjë shumë pozita, ka një bagazh shumë të mirë taktik. Luajmë ndaj dy rivalëve shumë të fortë në mbrojtje dhe Moldavia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi deri tani."

A mund të shkojë diçka jo në mënyrën e duhur?

"Janë 4 skuadra në lojë për kualifikim, nuk kam frikë por jam i përgatitur për këto dy ndeshje. Jemi të fokusuar vetëm te Moldavia. Lojtarët janë të karikuar, kemi vetëm një mungesë si Mihaj. Duhet të përgatitemi sa më mirë e të kemi impenjimin e duhur për këto finale. Futbolli luhet për 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka."

A duhet të jemi pragmatist për pikët?

"Moldavia është ende në garë dhe na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të lëshojmë, tani është momenti për të bërë llogaritë por në futboll është e vështirë të bësh llogari. Na duhet vetëm 1 pikë, është gabim të shkojmë e të luajmë për 1 pikë, duhet të marrim maksimumin. Të jemi të organizuar e të vëmë zemrën e shpirtit për të luajtur ndeshjen tonë."

Skemë e veçantë për Moldavinë meqë nuk janë mundur kurrë në shtëpi?

"Jo, nuk ka skemë speciale për Moldavinë, por është një ndeshje shumë vendimtare. Mund të vendoset kualifikimi në këtë ndeshje, por është një skuadër ku nuk ka asnjë humbje në shtëpi dhe ka marrë 4 pikë me Poloninë dhe Çekinë. Ka lojtarë të rrezikshëm dhe shumë të gjatë që rrezikojnë lojën në ajër. Ne fokusohemi tek ekipi ynë dhe do të bëjmë lojën tonë. Kemi lojtarë teknik, por strategjia do të jetë e njëjta. Do të luajmë në fushë për 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka."

Pse nuk u grumbullua Armando Broja?

"Duhet të respektojmë shëndetin e Brojës, ka një potencial të shkëlqyer. Monitorojmë  me detaje 56 lojtarë. Broja nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga grumbullimi i fundit dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë. Lojtari ka nevojë për kohë rikuperimi, qetësisht. Nuk ka luajtur me Chelsean që pas pauzës së Kombëtares. Mihaj është ndryshe, u dëmtua dhe do të qëndrojë 3-4 javë jashtë fushës së lojës. Broja ka nevojë për kohën e duhur për t’u rikthyer sa më mirë në fushën e lojës."

Ftesa nga Superliga shqiptare dhe a do të ketë ndryshime për Ishujt Faroe?

"Nuk ka rëndësi nëse luan në Shqipëri apo Kore, duhet cilësia e futbollistit. Monitorojmë 56 lojtarë dhe nuk ka peshë ku luan. Pas Moldavisë, kemi 3 ditë kohë dhe nëse do të ketë nevojë për ndryshim apo mungesa mund të bazohemi te lista e pritjes që kemi për të ftuar ndonjë lojtarë qoftë nga kampionati shqiptar apo të huaj."

A duhet të synojë Shqipëria vendin e parë për të patur më të lehtë grupin në Europian?

"Nuk kemi ndeshje të lehta, që kur folëm në fillim thamë që objektiv ishte të vinin në kushte kualifikimi në nëntor. Ia dolëm dhe jemi në kushtet e duhura, jam i kënaqur nga skuadra dhe ambienti. Fokusi është aty, po jetojmë një ëndërr prej 10 muajsh. Nuk luajmë ndaj rivalëve më të lehtë. Ndaj Polonisë dhe Çekisë, ka qenë ndeshja 0-0 me Ishujt Faroe deri në minutën e 70-të. Futbolli luhet në fushë dhe duhet të fokusohemi së pari te Moldavia."

A e mendoje që do të arrije në këto nivele si trajner? A do të riktheheshe të drejtoje një klub apo do të vazhdoje me Kombëtare?

"Aktualisht jam me mendje vetëm te Shqipëria, po jetoj një moment shumë të bukur dhe na mungon vetëm hapi final. Mendoj vetëm për ndeshjen, duhet të bëjmë një sforco të fundit për të shkuar në Europian. Jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty por nuk e mendoj për momentin. Kur erdha herën e parë m’u desh të ambientohesha për 3-4 javë."

Që nga Varshava kur morët në dorë këtë ekip e deri më sot që jemi një hap larg kualifikimit, cili mendoni se është ndryshimi thelbësor që keni bërë që ka ndikuar në ecurinë e skuadrës?

"Lojtarët i kutpuan idetë tona, E kuptuan që përfaqësojnë kombin e tërë. Nuk ka një çelës sukses, janë shumë, por kryesore është kur punon dhe lojtarët e të gjithë krijojnë besimin e duhur. E nisën në një transfertë të vështirë me Poloninë. Pavarësisht humbjes, lotjarët i kuptuan idetë tona. Ajo që është bërë deri tani është meritë e të gjithëve por veçanërisht e lojtarëve që kanë dhënë zemrën e shpirtin në fushë pasi përfaqësojnë një komb të tërë."

Diçka për t’u shqetësuar me Nedim Bajramin?

"Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të vijë sipas programit. Ishte në stol në ndeshjen e fundit, por edhe në grumbullimin tjetër nuk është se u aktivizua me Sassuolon. Ndonjëherë janë zgjedhje trajnerësh."

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga