Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

1 pikë me Prishtinën, Ilir DAJA i sinqertë: E prishëm lojën për të barazuar, morëm atë që gatuam

Shkruar nga NEWSPORT
1 pikë me Prishtinën, Ilir DAJA i sinqertë: E prishëm

Ilir Daja ka folur pas barazimit 2-2 kundër Prishtinës, në një sfidë që pati emocione dhe shumë ritëm brenda. Trajneri kryeqytetas u shpreh i lumtur për pikën e marrë, për mënyrën se si shkoi takimi. Daja ka analizuar ndeshjen teksa për gazetarët kosovarë ka thënë:

“Të bësh një pjesë të parë si ajo dhe të marrësh gol në pjesën e dytë na bëri të hyjmë në panik, e më pas morëm edhe golin e dytë.

Duke kërkuar me dozë emocionale barazimin e rezultatit, mendoj që e prishëm lojën tonë. Reaguam ndoshta jo me futboll, por me dëshirën për ta dërguar lojën aty ku donim të paktën për rezultatin. Në fund fare, morëm atë që gatuam vetë dhe që bëmë keq në pjesën e dytë”, ka përfunduar ai.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit pati plot 100 minuta të luajtura me suharekasit që arritën të barazonin vetëm në kohën shtesë përmes penalltisë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga