
Agim Meto dhe Arbër Dhrami janë larguar zyrtarisht nga ekipi i Luftëtarit. Futbollistë kanë tërhequr ditën e sotme dokumentat nga klubi gjirokastrit dhe tashmë do të jenë në kërkim të një ekipi tjetër për të vazhduar karrierën.
Gjithashtu kapiteni i sezonit të shkuar, Fejzo Shenaj, nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri, por atij i është ofruar një rol në stafin teknik.
Luftëtari pritet që këtë sezon të ndërtojë një ekip serioz për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve nën drejtimin e trajnerit Milenkoviç.
Poll