Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Zgjatë vetëm 6 muaj aventura, ish-lojtari i Skënderbeu largohet nga skuadra kosovare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Zgjatë vetëm 6 muaj aventura, ish-lojtari i Skënderbeu

Drin Govori ka mbyllur aventurën me Gjilanin. Mbrojtësi firmosi me skuadrën kosovare gjatë muajit janar pasi në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Skënderbeut në Superligën shqiptare. 22-vjeçari luajti vetëm 6 ndeshje me korçarët, ndërsa më pas firmosi te Gjilani në Kosovë. Kjo aventurë ka zgjatur vetëm 6 muaj pasi ditën e sotme, Govori ka njoftuar largimin edhe nga skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi.

Postimi i Drin Govorit:

Përshëndetje,

Shumë të dashur miq, dua të ju njoftoj që sot me marrëveshje të dyanshme , vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin para kohe me SC "Gjilani".Dua të falenderoj bashklojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e klubit "Skifterat" për mbështetjen dhe momentet e mira që kaluam.Do të vazhdoj fuqishëm drejtë arritjes së qëllimeve të mia!Shumë shpejt do të ju njoftoj për të ardhmen!

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga