Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Peposhi njofton largimin nga Kosova: Kontrata ime ka përfunduar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Peposhi njofton largimin nga Kosova: Kontrata ime ka përfunduar
Ardit Peposhi

Aventurës e Ardit Peposhit me ekipin e Vushtrrisë i ka ardhur fundi. Është vetë mbrojtësi 31-vjeçar i cili ka zyrtarizuar largimin e tij nga ekipi i Ligës së Parë të Kosovës.

Ardit Peposhit i përfundoi kontrata tek Vushtrria dhe vendosi të largohej. Ish-mbrojtësi i cili ka eksperiencë disa vjeçare në Kategorinë Superiore, tashmë është lojtar i lirë.

Njoftimi zyrtar i Ardit Peposhit:

Dua të njoftoj se kontrata ime me KF Vushtrria ka përfunduar zyrtarisht. Falënderoj klubin për besimin dhe mundësinë, bashkëlojtarët për bashkëpunimin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë kohës që isha pjesë e kësaj skuadre.

Turoj klubit shumë suksese në të ardhmen!

ZYRTARE/ Peposhi njofton largimin nga Kosova: Kontrata ime ka përfunduar
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga