Ditët e fundit Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar një sërë lamtumirash, duke komunikuar se cilët lojtarë nuk do të jenë pjesë e Aspirinëve sezonin e ardhshëm. Më 30 qershor ai do të thotë lamtumirë në fund të kontratës së tij me portierin rus Andrey Lunev (31 vjeç), me mbrojtësin holandez Daley Sinkgraven (27 vjeç) dhe Aymen Azhil (22 vjeç).
Nga ana tjetër Xabi Alonso i ka dhënë lamturië edhe lojtarit të krahut Callum Hudson-Odoi. 22-vjeçari u huazua në verë nga skuadra e Chelsea. Paraqitjet e tij të dobëta bënë që Alonso mos t’i besoj atij për sezonin e ardhshëm. Hudson-Odoi pritet të rikthehet te Blutë e Londrës me të cilët nuk e ka akoma të ardhmen e sigurtë.
Poll