
Vllaznia ka nisur përgatitjet për Conference League teksa prej ditësh skuadra ka filluar nga puna me trajnerin e ri Migen Memelli. Në radhët e shkodranëve largimet kanë qenë të shumta në numër ndërsa afrimet me pikatore.
Ditën e sotme ata kanë kompletar stafin e trajnerëve me përgatitësin atletik, Aurel Locaj. Locaj ishte pjesë e skuadrës së Erzenit së fundi dhe puna e bërë prej tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga kuqeblutë.
Ka qenë vetë Vllaznia që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë. Ditë më parë ata njoftuan edhe ndërprejen e bashkë punimit me ish-përgatitësin atletik Mihail Tzokov.
Tashmë lezhjani do të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhshëm.
Poll