Gianluca Petrachi është drejtori i ri sportiv i Romës. Italiani i jep kështu lamtumirën Torinos pas 10 vitesh dhe bashkohet me skuadrën e tij të re. Ai kishte kohë që e kishte bërë të ditur këtë levizje po vetëm sot është bërë zyrtarizimi i saj.
Klubi kryeqytetas e ka konfirmuar këtë lëvizje në faqen e tij zyrtare. Në shënimin në fjalë shkruhej "Gianluca Petrachi është drejtori ri sportiv i Romës. Drejtuesi ka nënshkruar një kontratë që do e lidhë me skuadrën verdhekuqe deri në vitin 2022."
Poll
