Egzon Bejtullai është lojtari më i ri i Dritës në Kosovë. Vetë klubi e ka bërë të ditur, ndërsa bie në sy se mbrojtësi zgjodhi pikërisht rivalët më të mëdhenj të Gjilanit. Te këta të fundit luajti pjesën e parë të sezonit.
Kontrata e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kujtojmë se për 30-vjeçarin u përfol interes dhe nga klubet e Superiores, por oferta e Dritës ishte më bindësja.
Postimi i Dritës:
"Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai. Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona. Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku. Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026. Mirë se vjen Egzon", shkruan klubi në rrjetet sociale.
[caption id="attachment_719679" align="alignnone" width="300"] Egzon Bejtullai[/caption]