Iljasa Zulfiu ka nënshkruar për një sezon me Dukagjinin në Superligën e Kosovës. Sulmuesi 24 vjeçar la Laçin këtë verë, duke gjetur strehë sërish në elitë, por këtë herë në Kosovë.
Djaloshi nga Presheva për një sezon e gjysmë ishte pjesë e kurbinasve, ku zhvilloi paraqitje të mira. Pjesë e disa skuadrave në Serbi, Zulfiu ka luajtur edhe më herët në Kosovë me skuadra si Flamurtari apo Malisheva.
Tanimë me një ekip të ri, sulmuesi do tregojë cilësitë me Dukagjinin, që beson shumë te aftësitë e 24 vjeçarit.

Poll