Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga Flamurtari për shkak të krizës, futbollisti i njohur gjen skuadër të re

Shkruar nga NEWSPORT

"Eksodi" që kriza ekonomike e Flamurtarit solli në muajin janar, bëri që shumë prej lojtarëve të largoheshin nga Vlora. Mbi dhjetë të tillë kanë kërkuar zgjidhjen e kontratës, duke gjetur edhe destinacionet e reja.

Një ndër ta është edhe Lirim Mema, që është zyrtarizuar së fundmi te Drita në Superligën e Kosovës. Futbollisti kaloi gjashtë muaj në Vlorë, teksa zhvilloi vetëm 186 minuta në mbrojtjen kuqezi. Lojtari ka një të kaluar në kampionatin gjerman, teksa është pjesë e përfaqësueses kosovare U21.

Njoftimi i klubit të Dritës:

Lirim Mema i bashkohet klubit tonë

Drejtuesit e klubit kanë bërë edhe një levizje që ka qenë e nevojshme duke sjell edhe një lojtarë të ri për të shtuar konkurencën në klub.

Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djatht është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellur në ditën e fundit të afatit kalimtarë, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë publike!

Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschëeig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjestarë i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.

Mema me klubin tonë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022!

Paq fat Lirim!

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga