Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga Bylis, lojtari i njohur prezantohet në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Bylis, lojtari i njohur prezantohet në Kosovë

Ardit Peposhi është lojtari i ri i skuadrës së Llapit. Është klubi i Superligës së Kosovës që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën më dije që shtatlarti ka nënshkruar një kontratë që e lidh me llapianët për sezonin e ardhshëm.

E përshkruajnë si një futbollist që ka bërë mirë në kampionatin shqiptar duke kujtuar Kupën dhe Superkuën e Shqipërisë me Tiranës.

"MIRËSEVJEN ARDIT PEPOSHI.

Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi.

Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis.

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri", shkruhej në njoftimin e klubit të Llapit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga