Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga Besëlidhja, Samuel Nikaj firmos me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Besëlidhja, Samuel Nikaj firmos me skuadrën e re

Samuel Nikaj nuk humbet kohë dhe gjen skuadrën e re. Trajneri shkodran ishte pjesë e Besëlidhjes sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, por u largua pak ndeshje nga fundi. Ditën e sotme, Nikaj ka firmosur me Vushtrinë, skuadrën që sezonin tjetër do të luajë në Ligën e dytë në Kosovë. Ky është një rikthim për Nikajn pasi edhe në sezonin 2018-19 ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Ka qenë vetë klubi kosovar që ka bërë zyrtare firmën me trajnerin Nikaj.

Postimi i Vushtrisë:

PO RIKTHEHEMI!

Kryesia e re ne krye me z,Agim Malokun qysh në ditën e parë të punës, arrine marreveshje me Samuel Nikaj, dhe Labigole!

Ikona e qytetit që i dha gjithëçka klubit dhe specialisti i sukseseve për rikthim në superlige sot u kthyen në klubin tonë të zemrës aty ku e ka vendin. Me profen, Samuel Nikaj dhe kapitenin legjendar Labinot Osmani klubi ynë po fillon rrugën e rikthimit në majat e futbollit kosovar.

Që të dy së bashku edhe me shumë tjerë që do të jenë pjesë e FC Vushtrria do të kthejnë gëzimin në qytetin tonë.

Kryesia e re ka plane konkrete që klubi ynë i zemrës të merr formën e duhur dhe që i gjithë qyteti të jetë në stadiumin e qytetit "Ferki Aliu".

Forca jonë tifozeria e flakt do të jetë gjithashtu motivi jonë shtesë për përkushtim maksimal.

Urime Vushtrri, bashkë do të tregojm se qyteti ynë është vatra e futbollit kosovar.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga