Vijon eksodi te Erzeni, largimi i rradhës është Xhelil Asani. Lajmin e bën të ditur klubi shijakas me një postim në rrjete sociale ku njofton publikun për mbylljen e bashkëpunimit ndërsa përcjell edhe fjalët e lamtumirës së mbrojtësit.
“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Xhelil Asanin . Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë.
Xhelil Asani ka një dedikim për ju : Falenderoj shumë klubin e Erzenit dhe tifozerine e zjarrtë shijakase , ju dëshiroj shumë suksese në vazhdim , do të jem gjithmonë tifoz i Erzenit në kampionatin shqiptar”, shkruhet në postimin e klubit.
Situata duket se po qartësohet paksa në klub teksa kryesia nuk pritet të ndryshojë dhe trajneri i ri, Mirel Josa, do të prezantohet të hënën duke nisu kështu hapat e para për përgatitjet për sezonin e ri.