Yoan Marc Olivier është lojtari më i ri i skuadrës së Ballkanit. Sulmuesi 22-vjeçar është prezantuar sot nga klubi suharekas. Bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë që e lidh me Ballkanin për 2 sezone.
Edicionin e fundit ishte pjesë e Malishevës, ndërsa tanimë do të vihet në urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhej:
“ -!! ⚽️ @yoanmarcolivier
✍ njofton se sulmuesi - është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 2 vjeçare.
⚽️ 22-vjeçari vjen te nga kampionati ynë , ku së fundmi ishte pjesë e FC Malishevës.
Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen ”.