Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Titullar i padiskutueshëm, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit rinovon në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Elvis Prençi do të vazhdojë të jetë pjesë e Llapit edhe për një tjetër sezon. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një nga pikat kyçe të Llapit këtë sezon duke luajtur në 32 ndeshje e tashmë ka ardhur edhe rinovimi.

Në faqen zyrtare klubi bën të ditur se ka firmosur kontratën e re edhe për një tjetër sezon e është bërë gjithashtu edhe prezantimi. Në të kaluarën Prençi ka luajtur në Shqipëri për skuadra si Lushnja, Korabi, Teuta, Partizani, Kukësi si edhe te moshat e Tiranës.

Njoftimi i Llapit:

Zyrtare: Elvis Prençi 'blindohet' nga Llapi, vazhdon kontratën edhe për 1 vit
Prençi është futbollisti me më së shumti paraqitje këtë edicion(32 gjithsejt)

Podujevë, 27 korrik 2020 - KF Llapi ka 'blinduar' edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi, i cili do vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit edhe në edicionin e ri 2020/21.

Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit.

Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsejt 32 paraqitje(31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol.

Paç suksese në edicionin e ri Vis

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga