Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ "Sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierë", sulmuesi e mbyll përfundimisht me Përfaqësuesen e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Sot kam marrë vendimin më të vështirë

Atdhe Nuhiu largohet zyrtarisht nga përfaqësuesja e Kosovës. Sulmuesi 31-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se sot ka marrë vendimin më të vështirë në karrierën e tij duke vendosur largimin nga Kosova. Nuhiu ka luajtur në 19 ndeshje me "dardanët" e ka shënuar 3 gola, ndërsa mbyll kështu aventurën e tij më përfaqësuesen.

Postimi i Atdhe Nuhiut:

Po u drejtohem sot, për t' ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll.

Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës, një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme, gjatë rrugëtimit 4-vjeçar.

Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare.

Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares, të gjithë bashkëlojtarët e mi, kryetarin Agim Ademin, nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira, ish-trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh.

Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare, madje duke dëshmuar se mund të konkurojmë me kombëtare si Anglia, Spanja etj.

Dua të falënderoj, të gjithë fansat e kombëtares, të cilët kurrë nuk na lanë vet, në çdo ndeshje, në çdo udhëtim dhe në çdo moment.

Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga