Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Lot dhe zhgënjim! Nga Vedat Muriqi te Asllani dhe Hajrizi, te Kosova u "shua" ëndrra e një populli të tërë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Lot dhe zhgënjim! Nga Vedat Muriqi te Asllani dhe Hajrizi, te Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës

Dhanë gjithçka mundën, por nuk ia dolën të bëjnë ëndrrën realitet, pjesëmarrjen historike në Kupën e Botës 2026. Kështu u mbyll ky rrugëtim i Kosovës që u mposht nga Turqia me rezultatin minimal 0-1, falë golit të shënuar nga Akturkoglu që shfrytëzoi rrëmujën në zonë për të mposhtur portierin Arijanet Muric.

Ishin vetëm një hap larg historisë, por ëndrra u shkëput në mes për skuadrën e Franco Fodës që u largua e zhgënjyer pas kësaj disfate, ndërsa Dardanët qajnë shanset e Fisnik Asllanit dhe Vedat Muriqin, të cilët u ndalën nga një mrekulli e portierit Cakir.

Kështu, Turqia e cila doli fitimtare në këtë takim, rikthehet në kompeticionin më të madh në glob pas 24 vitesh, ndërsa Kosova krenohet me këtë rrugëtim pozitiv pasi arritja deri në finalen e “play-off” mund të konsiderohet me plot bindje dhe kulmi i kësaj përfaqësueseje.

Poll

Lexo gjithashtu