Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Skuadra kampione e Superligës godet në merkato, firmos me ish-mesfushorin e Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT

Haxhi Neziraj do të jetë pjesë e Feronikelit për sezonin e ri. Mesfushorë ka firmosur me skuadrën kampione të Kosovës dhe tashmë është bërë zyrtare nga vetë klubi në faqen zyrtare. Neziraj në të kaluarën e tij ka qenë pjesë edhe Flamurtarit në Kategorinë Superiore dy sezone më parë duke zhvilluar 24 ndeshje me vlonjatët në kampionat dhe Kupaë. Sezonin e kaluar mesfushori ishte pjesë e Dritës ndërsa tani do të luajë për Feronikelin.

Postimi i Feronikelit:

Feronikeli është përforcuar edhe me një tjetër futbollist, duke përforcuar kështu edhe më shumë repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për, Haxhi Neziraj, i cili është dakorduar që ti mbrojë ngjyrat e Feronikelit.

Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë.

Mesfushori, Haxhi Neziraj, është i lindur më  16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 1.86m i gjatë.

Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern.

Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjat vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtari FC.

Mesfushori ka gjithsej 4 paraqitje për kualifikimet e Champions League dhe dy të tjera për kualifikimet e Europa League.

Në Superligën e Kosovës, ka gjithsej 27 paraqitje.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga