Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Skuadra e Superligës nuk pret hapjen e merkatos, prezanton afrimet e para

Shkruar nga NEWSPORT

Feronikeli nuk pret hapjen e merkatos së janarit për të prezantuar goditjet e para në merkato. Ditën e djeshme, kampionët e Kosovës prezantuan dy goditjet e para, Simon Loshin dhe Kristi Kullaj,  ndërsa sot kanë zyrtarizuar edhe dy futbollistët e tjerë.

Futbollisti nga akademia e FC Feronikelit, Ardi Qorri, do të nënshkruajë kontratë me ekipin e parë, që nga janari 2020.

Ardi Qorri duke firmosur kontratën me FC Feronikelin.

Qorri ka kohë që po stërvitet me ekipën e parë dhe puna e tij e mirë në fushë u vërejt nga shtabi teknik të cilët kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë që e mban me ekipin e parë.

FC Feronikeli, përveç transferimeve të reja, synimin kryesor e ka nxjerrjen e futbollistëve të talentuar nga akademia dhe si politikë e klubit është avancimi i futbollistëve nga Juniorët te ekipi i parë, dhe synimi është qe 1 deri 2 futbollistë për çdo vit të kalojnë nga akademia në ekipin e parë.

Feronikelit i është bashkuar edhe futbollisti Medjon Hoxha (20), i ardhur nga Belgjika, ku ishe pjesë e ekipit KV Kortrijk, Hoxha gjithashtu është edhe pjesë e Kosovës U21.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga