Sindrit Guri është lojtari më i ri i Prishtinës. Është vetë klubi dardan që zyrtarizon afrimin e sulmuesit me një postim në rrjete sociale. Bomberi shkodran ka kryer testet mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë për t’u bërë pjesë e bardhebluve.
Shtatlarti 30-vjeçar provon kështu edhe futbollin kosovar në karrierën e tij. Guri e nisi te Vllaznia, por shpërthimin e pati me Kukësin ku u shit për 710 mijë euro te Oostende në Belgjikë. Më pas një sezon i mirë te Shkëndija e Tetovës para se të transferohej te Istanbulspor në Turqi. Së fundmi ai ishte pjesë e Varese në Itali.
Guri do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajenrit Emmanuele Egbo dhe do të japë kontributin e tij për të ndihmuar Prishtinën të arrijë objektivat. Bardheblutë aktualisht renditen në vendin e 5-të, 7 pikë larg zonës europiane.