UEFA sëbashku me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë vendosur që dy ndeshjet e para të aventurës europiane për Ballkanin dhe Dukagjinin do të luhen në “Fadil Vokrri”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur FFK-ja nëpërmjet një njoftimi. Ky vendim u mor pas monitorimit dhe vlerësimit të fushës nga eksperti i UEFA-s se ndeshjet e vlefshme për Conference League midis Ballkani-Ludogorets dhe Dukagjini-Europa do të luhen në Prishtinë.
Ballkani do të përballet me 11 korrik ndaj Ludogorets teksa Dukagjini do të presë Europa në po të njëjtin stadium dy ditë më vonë.
Poll