Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës prezanton trajnerin e ri
Shkëndija e Tetovës ka prezantuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm ditën e sotme. Ardian Nuhiu është timoneri i ri i kuqezinjëve. Nuhiu do të marrë me një herë drejtimin e skuadrës teksa do të fillojë përgatitjet për Conference League. Shkëndija dhe tekniku 44-vjeçar kanë firmosur një kontratë për dy sezone. Pas firmës tekniku ka folur për mediat e klubit. “Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Europë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7