
Aleksander Kolarov rinovon me Interin. Mbrojtësi zikaltër do të vijojë të qëndrojë në Milano, të paktën edhe për një sezon. Edhe pse në edicionin e kaluar nuk ishte titullar fiks, trajneri i ri, Inzaghi e ka parë të arsyeshme ta mbajë sërish në skuadër.
"FC Internazionale ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së Aleksandar Kolarov.Marrëveshja me 35-vjeçarin serb që luan si mbrojtës zgjatet deri më 30 qershor 2022″ - shkruan Klubi.
Anësori serb ka luajtur më parë për Romën, apo edhe Manchester Cityn.
KOLAROV SIGNS NEW INTER DEAL UNTIL 2022
— Inter 🇮🇹 (@Inter_en) July 6, 2021
The Serbian defender has extended his contract with the club https://t.co/HOU41rUVEw pic.twitter.com/1balABDENJ
Poll