
Besart Berisha është futbollist i Prishtinës. Sulmuesi zgjedh të rikthehet në Kosovë në moshën 36 vjeçare, pas rekordeve dhe 10 viteve në elitën e Australisë. Kampionët e Kosovës kanë arritur të bindin lojtarin, duke e "rrëmbyer" nga klubet zvicerane. Berisha ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit.
Njoftimi:
Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t'i bashkohet skuadrës "bardhekaltër" për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.Mirë se vjen Besart Berisha!