
Marco Asensio është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain. Klubi francez ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale nënshkrimin e sulmuesit. Spanjolli ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë atë të lidhur në Paris deri në vitin 2026.
Asensio do të jetë zëvëndësuesi direkt i Leo Messit i cili u largua drejt Inter Miami. Spanjollit 27-vjeçar i skadoi kontrata me Real Madrid dhe palët nuk rinovuan duke sjellë ndarjen pas plot 7 viteve. Me madrilenët, Asensio zhvilloi 286 ndeshje ku regjistroi 61 gola e 32 asiste që kanë kontribuar në fitimin e 17 trofeve, mes tyre edhe 3 Champions League.
-NJOFTIMI I PSG-
Poll