ZYRTARE/ Prezantohet talenti i së ardhmes, Arda Guler: Dua të jep një legjende e Realit
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e sotme është prezantuar edhe zyrtarisht Arda Guler te Real Madrid. Talenti turk u prezantua nga presidenti, Florentino Perez në ambientet e “Santiago Bernabeu”, teksa do të mbajë veshur fanelën me numrin 24.
20-vjeçari tashmë ëhstë lojtari më i ri që u bashkohet “Los Blancos” në këtë merktao vere. Ky transferim u ka kushtuar arkave të madrilenëve plot 20 milionë euro plus 10 milionë te tjera në formë bonusesh, ndërsa Fenerbahcke ka mbajtur edhe 20% të kartonit të lojtarit.
Guler në fjalën e tij si lojtar i Realit theksoi se dëshiron të jetë një legjendë e madrilenëve.
“Së pari, falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe te klubin. Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, ka deklaruar Guler.