Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Premtoi titullin kampion dhe nuk ia doli, largohet trajneri i skuadrës. Gjendet zëvendësuesi i tij për finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT

Tomas Brdariç largohet nga stoli i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Pas shumë thashethemeve, se është larguar apo jo trajneri Tomas Brdaric, sot klubi kuqezi doli me komunikatë zyrtare ku thuhet:

“Klubi i futbollit Shkëndija njofton se prej ditës së sotme Tomas Brdariç nuk është trajner i skuadrës tonë. Gjermani në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar pas shqyrtimit nga ana e kryesisë. Tomas Brdariç në ardhje premtoi titullin e kampionit dhe në kushte kur nuk arriti të realizoi ambiciet e vendosura para vetes, falënderoi klubin për besimin e dhënë dhe vendosi të kërkojë largimin.

Kryesia e KF Shkëndija falënderon gjermanin për angazhimin e dhënë gjatë kohës që drejtoi ekipin, duke i dëshiruar gjithë të mirat për të ardhmen.

Besimin për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit si dhe në finalen e Kupës së Maqedonisë e merr ndihmës trajneri i parë, Erhan Selimi.

Trajneri i sapoemëruar Selimi, do të ketë mjaft punë me skuadrën pasi të mërkurën e ardhëshme i pret një ndeshje mjaft delikate kundër Pelisterit në kuadër të Kupës Republikane".

[caption id="attachment_72221" align="alignnone" width="770"] Tomas Brdaric[/caption]

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga