Mohamed Useini ka firmosur për dy sezone me Prishtinën në Superligën e Kosovës. Mesfushori pak ditë më parë e mbylli me Gjilanin po në Kosovë, duke mos ndërruar ligë.
I lindur në Tetovë, Useini ka qenë pjesë e Shkëndijës në fillimet e karrierës së tij, ndërsa në 2017 ka luajtur edhe në Shqipëri me Flamurtarin.
Njoftimi:
Mbrojtësi Muhamet Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën. 33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit. Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.

“Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë. Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij. Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Përfaqësueses së Maqedonisë Veriore.
